Policia e Kosovës e ka sekuestruar autoblindën që dyshohet se është gjetur sot në mëngjes në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.
Brenda kësaj autoblinde dyshohet se ka pasur lloje të ndryshme të armatimit, teksa ajo është përdorur nga grupi terrorist serb gjatë sulmit mbi Policinë e Kosovës, të dielën, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.