Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it pasi një grup terrorist serb ka sulmuar Kosovën, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.
“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.
Ai tutje ka thënë se ka pyetur ambasadorët e QUINT se pse “ishte refuzuar EULEX-i” nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin e zhvilluar në veri.
“E pyeta edhe pse EULEX-i ishte refuzuar nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në vetë operacionin, i cili u zhvillua në territorin e veriut të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.