Deputeti i VV’së, Eman Rrahmani, në emisionin “Frontal” të T7 ka treguar se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore.
“Kam votuar për themelimit të komisionit hetimor. Mendoj që cdo herë kur opozita kërkon hetim për një ceshtje, pozita duhet ta mbështesë plotësisht. Është e drejtë kushtetuese e një kërkese të tillë dhe natyrisht është obligative në aspektin moral që të jepet mundësia e hetimit të çdo dyshimi që ka opozita. Ajo është një cështje elementare që duhet të ofrohet në Kuvendin e Kosovës dhe po besoj që është e rëndësishme, që secilido të jetë hetimi, epilogu, t’i shkohet deri në fund. Besoj që komisioni e jep kontributin e vet rreth zbardhjes së këtij rasti në detaje, cfarëdo qoftë ai. Nuk duhet të pengohen këto iniciativa”, tha ai.
Rrahmani tha se nuk është pajtuar me disa deklarime të çështjes së hetimit, por nuk tregoi saktësisht se për cilat deklarata e ka fjalën.