Që nga e diela e 24 shtatorit, vërehet se Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka “ulur” prezencën e saj në opinion.
Ndonëse gjatë ngjarjeve të mëparshme ajo dërgonte njoftime disa herë në ditë, hera e fundit që u njoftua ishte mbrëmjen e 25 shtatorit, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të serbëve.
“Gjatë ngjarjeve të tmerrshme në Zveçan (ku përfshihet edhe fshati Banjska) ne dëshmuam se njësitë speciale të Kurtit uruan në mënyrë monstruoze vdekjen e serbëve dhe qeshën me bujë me serbët që ishin pushkatuar.
Sipas portalit serb pro perëndimor, “Nova.rs”, anulimi i konferencës për media të drejtorit Petar Petkoviç më 24 shtator ishte i dyshimtë. Edhe pse ishte paralajmëruar se drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç do të fliste për konfliktin e armatosur në Kosovë të dielën në orën 14, siç dihet, kjo nuk ndodhi.
Në komunikatën zyrtare për media thuhej se konferenca është anuluar dhe pasdite do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Siç mëson Nova nga një burim pranë autoriteteve, Vuçiç i ka kërkuar Petkoviçit që të mos flasë. Sipas pohimeve të bashkëbiseduesit të saj, Vuçiç e ka urdhëruar Petkoviçin të mos flasë për atë temë pa dijeninë e tij, duke ja bërë të qartë se “nuk ka çfarë të thotë”.
“Vuçiç ishte i zemëruar me Petkoviçin sepse ai nuk u konsultua me të para se të caktonte konferencën për shtyp. Atë thirrje Petkoviç e ka bërë vetë, edhe pse është drejtor i Zyrës dhe ka qenë e logjikshme që t’i drejtohet mediave. Kur Vuçiç pa që Petkoviç do të fliste, u mërzit shumë dhe kërkoi të anulohej konferenca”, pohon një burim i Nova pranë SNS.
Sipas saj, Vuçiç me inat e ka pyetur Petkoviçin se “çfarë do të thuash kur nuk ke asnjë informacion”.
uçiç ka kërkuar që Petkoviç të mos flasë sepse nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve. Situata ishte dramatike, për këtë foli edhe vetë Vuçiç në konferencë dhe për këtë arsye Petkoviçit iu kërkua të anulojë konferencën. “Vuçiç edhe u tregua i vrazhdë për një moment dhe ju vërsul Petkoviçit: “Çfarë do t’u thuash… Kush të dha leje?”, pohon burimi i Nova-s.
Kujtojmë se pas lajmit se në Kosovë ka pasur të shtëna me armë ku mbeti i vrarë një polic dhe se në afërsi të manastirit të Banjskës po ndodhte një konflikt i armatosur, asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë nuk iu drejtua qytetarëve, e përmbyll media serbe.