/

Gërvalla kërkon zgjim ndërkombëtar: Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka postuar në Twitter pamjet ku nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, shihet pjesë e aksionit të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës duke e vrarë Afrim Bunjakun.

Kështu, Gërvalla, ka thënë se Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit.

Ajo ka bërë thirrje për zgjim të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime që të ruhet stabiliteti.

”Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla.

Pamjet janë kapur nga dronët e Policisë së Kosovës, të martën ato i publikoi ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.