Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili akuzoi kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Ramën, se po merr merita për sigurimin e lokacionit për projektin e ngrohjes solare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka këshilluar Muratin që të bisedojë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ta pyes se kush e ka nisur këtë projekt i pari.
“Mirë është me fol me Liburn Aliu edhe kush e ka nis këtë projekt e kush ka negociu fillimisht e kush i ka bo bashkë KfË e EBRD e kush i ka bo bashkë kryetarin e Obiliqit e Ministrin Aliu. Tjetëe është me nënshkru financimin e tjetër me i majt 20 takime me KfË me i lut për financim e mos me hup projektin për shkak të tekeve individuale”, shkroi ai.
Më tej ish kreu i Prishtinës e përdori shprehjen e njëjtë gjermane [fremdschamen] që Murati përdori për ta kritikuar Ramën, teksa bëri thirrje që të të punojnë të gjithë bashkë për ta kryer projektin në fjalë.
“Fremdschamen! Leni meritat se mezi i patëm ul krejt me një tavolinë e kryne projektin. Këtë detyrë e keni krejt me punu bashkë kush mundet me ndihmu për Prishtinë e Kosovë. Skam fol asnjëherë për meritat por po ja teproni”, shkroi më tej Ahmeti.
Minister Hekuran Murati,Mirë është me fol me Liburn Aliu edhe kush e ka nis këtë projekt e kush ka negociu fillimisht…