/

Pas takimit me Abdixhikun e Haradinajn, Osmani këtë pasdite takon edhe Krasniqin

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka takuar disa nga liderët e partive opozitare, pas ngjarjeve të fundit në veri.

Ajo në mëngjes u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, e pastaj edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ndërkaq tash është konfirmuar që sot pasdite ajo do ta presë në takim edhe të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Mes tyre pritet që të flitet edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe në takimet me Abdixhikun e Haradinajn.

“Takimi mes kryetarit Krasniqi dhe presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.