Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkuar në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Kjo e fundit sot gjatë ditës në zyrën e saj ka pritur krerët e partive opozitare, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Në prezencë edhe të shefit të AKI-së, Petrit Ajeti, Osmani në takimet e ndara me kryetarët ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri.
Edhe Abdixhiku edhe Haradinaj pas takimeve me presidenten e theksuan se në këtë kohë kërkohet uniteti.
*Fotografia e lajmit është nga EO