Haradinaj: S’guxojmë të bëjmë eksperimente me shtetin, qe dy vjet i thash Osmanit, Konjufcës e Kurtit merruni vesh me Washingtonin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk guxohet të eksperimentohet më shtetin, duke shtuar se kreu i Qeverisë, Albin Kurti gaboi në hapa në dialog.

Ai ka thënë se para dy vjetësh iu bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani, kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministrit që të shkojnë në Washington e të merreshin vesh atje.

Haradinaj, ka deklaruar se sulmet të dielën në veri kanë pasur për qëllim destabilizimin dhe pengimin e Kospvës drejtë integrimit në Evropë.

Sipas tij, ky sulm i ka interesuar Serbisë dhe Rusisë, teksa e quan fitore për Kosovën.

“Para 2 vjetësh i kam kërkuar Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, shkoni në Uashington merruni vesh, shkoni në Uashington mernuni vesh. Nuk guxojmë me bo eksperimente tjera në dëm tonin. Nuk është në interes tonin me mbet kështu të destabiliziumë”, tha Haradinaj.

“Të dielën ka ndodh një sulm terrorist në Kosovë, është i sponzorizuar nga Serbia por është mposhtur nga Kosova me sukses, pra ata janë mposhtur me turp. Por pse ka ndodhur ky sulm dhe kujt i intereson dhe çka janë efekte. Besoj se Serbisë dhe Rusisë i intereson jostabiliteti dhe me e mbajt Kosovën larg integrimeve e institucione euroatlantike”, u shpreh Haradinaj.

“Po të ishte bazuar Kosova para dy vitesh në Amerikën e të ishte marrë vesh me ta siç ishte propozuar plani për targa, e natyrisht do ta kishim marrëveshjen e implementuar për njohje, do të ishim në Këshill të Evropës dhe besoj se ata kufij do të ishin patrulluar nga KFOR-i e nga FSK. Do të ishim storie e suksesit dhe njëkohësisht storie e suksesit. Sot jemi lajm se po përballemi me terroristë, jemi larg institucioneve euroatlantike”, u shpreh Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.