Dhjetëra qytetarë serb lokal janë mbledhur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë, për të ndezur qirinj, në nderim të tre personave të grupit të armatosur, të vrarë gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
Ndezja e qirinjve është bërë pranë një kryqi që gjendet në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, ndërsa pranë këtij kryqi janë po ashtu edhe fotografitë e tre personave të vrarë.
DTV