Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e policëve të njësisë speciale të Kosovës kishte edhe shqiptarë të trajnuar nga Presheva.
Kamberi ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë dhe parandalojë çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve nbë Luginën e Preshevës.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, ka thënë ai.
Ky reagim erdh pas sulmit të së dielës, ku një grup i terroristëve serb kanë sulmuar Policinë e Kosovës me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
DTV