Policia arreston dy persona që dyshohet se e detyruan vajzën e zhdukur të merret me prostitucion

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Person i zhdukur dhe mundësim ose detyrim në prostitucion” ndaj viktimës femër kosovare, e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Skenderaj ishte raportuar e zhdukur më 08 tetor 2022.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.