Sipas analistit Blerim Latifi, në Banjskë të Zveçanit nga sulmi i të dielës kanë mbetur të vdekura edhe dy figurat Borrell e Lajçak.
Kështu u shpreh ai në “Pressing” në T7.
“Në po harrojmë edhe dy viktima kryesore të cilat janë dy viktima politike, është Borrelli dhe Lajçak. Qajo që ka ndodh ata politikisht dhe diplomatikisht i ka vra”, tha ai, transmeton Gazeta Express.
“Fakti që vetëm Stano po del po flet, fakti që krejt zëri i BE-së është reduktu me zërin e një zëdhënësi të kotë atje, spo flet kerkush tregon që ata janë të vdekur, në mesin e viktimave të këtij sulmi”, tha ai.
“Të gjithë i kanë hedh sytë te Uashingtoni, po presin se çka ke me ndërmarrë Ushaingtoni, cilat do të jetë të gjetura që do ti bëjë NATO, segmenti amerikan brenda NATO-s në Kosovë”.
“Ai vlerësim nuk mendoj se do të jetë pozitiv për Serbinë, por krejtësisht ndryshe, dhe atëherë do të flasim për një fillim të ri në procesin politik. Ka vdekur një proces i gjatë joefektiv i dialogut”.