Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar për Reuters se do të hetojnë siç e quan ai sulmin terrorist si ”përleshje me armë“ në veri.
Ai thotë se Kosova po e akuzon Serbinë për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, për këtë thotë se do të ketë hetim. Por shteti i tij shpalli ditë zie për terroristët e vrarë.
“Se çfarë krimesh do të dyshohen, kjo u përket prokurorëve”, tha Vuçiq duke u bërë që ”Serbia ka ndarje të pushtetve“.
Po ashut Vuçiq përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”.
Tutje, Reuters, kontaktoi me Veton Elshanin, zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës i cili mohoi pretendimin e Serbisë.
“Kjo është marrëzi. Oficerët tanë nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t’i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime“, ka thënë Elshani.
Më 24 shkurt një grup terrorist vrau policin, Afrim Bunjakun. Ky sulm është quajtur terrorist edhe nga Bashkimi Evropian.