Ditë më parë Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian dokumentin ku konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Çështja e liberalizimit të vizave sot është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po në këtë dokument thuhet se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Merret vesh se sot mund të ketë konfirmim pro liberalizimit të vizave për Kosovën, rekomandim ky që më pas do të kalojë në shtetet anëtarët anëtare të BE-së për miratim.
Liderët e shtetit janë shprehur optimist lidhur me këtë çështje, ndonëse nuk japin datë se kur qytetarët e vendit mund të lëvizin lirshëm.