/

Deputet të “ uritur” për tre muaj i harxhuan 25 mijë euro dreka

Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe të ardhura solide shtesë , të cilat i kanë rregulluar me ligje dhe rregullore të punës.

Një deputet në muaj paguhet mbi 1 mijë e 700 euro , pa i përfshirë edhe benefitet tjera financiare që i marrin si për përfaqësim, udhëtime, akomodim.

Por nuk mjaftojnë benifitet, ata kujdesen edhe për mënyrën e  të ushqyerit.

Ata kryesisht i frekuentojnë restorantet më luksoze në vend, pasi që drekat I paguajnë me taksat tona.

Bazuar në raportin e shpenzimeve për periudhën janar -mars të këtij viti, vetëm për dreka i kanë shpenzuar mbi  25  mijë euro.

Në raport janë të listuar edhe restorantet që njihen për çmimet e larta të shërbimeve që i ofrojnë. E që për një qytetarë të thjeshtë është e papërballueshme të drekojnë 1 herë në vit.

Më poshtë është dokumenti i shpenzimeve në kategorinë “dreka zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.