Mojsiloviq nuk e pranon se Radojiçiq u stërvit në bazën më të madhe në Serbi

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka thënë se Milan Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në “Posuljanske Livade”, në një nga bazat më të mëdha.

Sipas tij, Radojiçiq nuk iu përgjigj ftesës edhe pse ishte ftuar disa herë.

“Ai nuk e ka gjuajtur asnjë plumb, ai nuk e ka gjuajtur asnjë granatë. Dhe çka bën Radojiçiq në pronën e tij private, nuk është çështja e ushtrisë serbe”, tha shefi i ushtrisë së Serbisë.

Milan Mojsiloviq, në anën tjetër deklaroi se nuk ka shtim të gatishmërisë por vetëm rritje të aktiviteteve në “Zonën Tokësore”.

Sipas tij, janë angazhuar 4 mijë e 500 ushtarë.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të dielën ka dalë në një konferencë për shtyp, një javë pas u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serbë.

Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla

“Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare”.

“Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”. “Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeqeviq shefi i komandës ushtarake Milan Milojseviq”.

Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga nga dronët që kanë konfiskuar.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë”.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës, ku më 24 shtator u vra Afrim Bunjaku.

Kurti tha se grupi terrorist kishte stërvitur në bazën ushtarake “Posuljanske Livade”, katër ditë para sulmit.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.