/

Vendos kryesia e Kuvendit: Të mërkurën dhe të enjten seancat e radhës

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje është caktuar që deputetët e Kuvendit të mblidhen këtë javë dy herë.

Pas mbledhjes së kryesisë, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, tha se përveç të mërkurës e së enjtes, edhe të premten mund të vazhdohet me seancë.

“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”.

Përderisa ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha se është vërejtur një tendencë e tri partive opozitare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.

Muja tha se opozita nuk asnjë arsyeje që mos të votojë për tri marrëveshje shumë të rëndësishme që tash janë në rend dite.

“Në të kaluarën ka pasur një praktikë të mirë të votimit të marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e di se si mendojë të bëjnë këtë. Marrëveshjet kërkojnë 2/3 e votave. Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in’’, tha Muja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.