/

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, u shpall si Pashiqi i shekullit të 21

Në seancën e sotme plenare, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama pas deklaratave të bëra për situatën në veri të Kosovës.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë për prezencën e KFOR-it në veri, kreu i “Rithemelimit” u shpreh se këto deklarata të Ramës janë bërë në kohë “anti-historike dhe jashtë çdo konteksti.”

“Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë. E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin,” shtoi Berisha.

Sipas tij, sjellja e Ramës për situatën në Veri është e diktuar nga Vuçiqi i Serbisë dhe Lavrovi i Rusisë.

“Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpëruar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe,” shtoi Berisha./A2 CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published.