Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar terroristin Milan Radoiçiq, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës,
“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë.
Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.
Kujtojmë se, video-incizime të ushtrimeve në poligon ushtarak, testim i pajisjeve ushtarake dhe pamje të një kompleksi hotelier në Kopaonik të Serbisë, janë provat e fundit që për Prishtinën zyrtare dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.