Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Gjermani  – “Ajdini Spedition & Logistik” dhe “Comodita Home”

Aty ku shqiptarët bëhen bashkë, puna e suksesi nuk mungojnë asnjëherë!

Dy kompani të mëdha shqiptare, “Ajdini Spedition & Logistik” dhe kompania me e madhe nga Kosova “Comodita Home” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

“Ajdini Spedition & Logistik” më kompaninë “Comodita Home”, e cila ka me miliona konsumatorë në gjithë Botën, dhe mbi 2500 punëtorë kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për transport dhe logjistikë në Gjermani.

“Ajdini Spedition & Logistik” është një prej kompanive më të mëdha shqiptare jo vetëm në Gjermani.

Kujtojmë që kompania “Ajdini Spedition & Logistik”, ka marrëveshje edhe me kompaninë e madhe gjermane si Bosch Thermotechnik, Smith’s Toys, Comodita GmbH, Home24 etj.

“Comodita” është një kompani e njohur e produkteve të shtëpisë, e pranishme në të gjithë Kosovën me 31 dyqane, në Shqipëri me 20 dyqane dhe në Maqedoni me 20 dyqane, ndërsa tash edhe në Gjermani me shitje online në platformat më të mëdha si Amazon.de, OTTO, Kaufland etj.

Misioni kryesor i “Comodita-së” është që të jetë një brend lider në fushën e Dyshekëve, Topper-eve dhe Jastekëve që do t’i shërbejnë një mirëqenieje më të mirë në çdo familje.

Kjo vlerë promovohet jo vetëm përmes dizajnimit të produkteve moderne, por edhe të rehatshme.

Secili prej produkteve të firmosura me etiketën “Comodita” janë të kuruara me qëllimin për të rritur cilësinë e gjumit, relaksimit dhe në përgjithësi të jetesës së përditshme.

Për më shummë informata dhe porosi të produkteve mund të vizitoni edhe web faqen e Comodita në Gjermani:

https://www.comoditamatratze.de/

Leave a Reply

Your email address will not be published.