Vdes një taksist në Prishtinë, Policia po e heton rastin

Policia ka hapur rast për vdekjen e një taksisti dje në Prishtinë.

Sipas policisë, një dëshmitarë ka thënë se atij i është keqësuar gjendja me ç’rast e ka dërguar në urgjencë.

Mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull  kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.