Aksidenti tragjik në Itali, Shqipëria shpreh ngushëllime për familjet e viktimave

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ndodhi në Venecia, Itali, ku si pasojë e një rrëzimi të autobusit nga ura, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Sipas informacioneve deri më tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që humbën jetën.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thuhet në reagim.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.