Policia sekuestron tetë revole në Klinë

Një sasi e armëve janë kapur nga policia.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Klinës.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Jemi duke i grumbulluar informacionet dhe së shpejti do të dalim me detaje rreth rastit”, tha Rugova.

Klankosova.tv mëson nga burimet se në këtë aksion janë gjetur dhe sekuestruar tetë revole të cilat gjendeshin brenda një çante.

Nuk dihet akoma nëse ka ndonjë të arrestuar në këtë rast.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.