Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.
Presidenca çeke e Bashkimit Europian bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.
Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin. Nga Erisa Zyka-abcnews.al/