Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, ka shtuar aktivitetet nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar me drejtorinë homologe të Malit të Zi, ku si rezultatet janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.
Po ashtu me datë 04.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e Malit të Zi personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet I.B (viti i lindjes 1975) shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte”.
Lidhur me rastet personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.
Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë.