Ballkani gjunjëzon 24 herë kampionin e Kroacisë

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, e shokon me rezultat 2:0 kampionin kroat, Dinamon e Zagrebit!

Një fitore që pak kush e ka pritur, një fitore madhështore të kampionit të Kosovës.

Dinamo, 24 herë kampion i Kroacisë, kthehet kokulur nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Grupi C

Astana – Plzen 1:2 (0:0)
Ballkani – Dinamo 2:0 (2:0)

Renditja 

1. Plzen    2    2    0    0    3:1    6
2. Ballkani    2    1    0    1    2:1    3
3. Dinamo    2    1    0    1    5:3    3
4. Astana    2    0    0    2    2:7    0

Në xhiron e tretë do të takohen (26 tetor): Ballkani – Astana (18.45) e Dinamo – Plzen (21.00).

Kampioni i Kosovës ka treguar lojë shumë të mirë ndaj gjigantit kroat duke fituar tre pikët e para në Grupin C të Conference League.

Ballkani – Dinamo 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: A. Karaoglan (Turqia).
Shënues: Kryeziu (44′), Hamidi (84′).
Kartona të verdhë: Kryeziu, Kuç, Koliç – Emreli.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha (Hamidi 65′), Gripsh (Halili 87′)i, Zyba, Trashi, Kuç, Jashanica, Ismajlgeci (Tolaj 65′) dhe Kryeziu (Limaj 71’0.
Dinamo: Nevistiq, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko (Marin 80′), Kulenoviq, Mishiq, Bulat (Suçiç 66′), Periq, Menalo (Emreli 46′)  dhe Vidoviq (Haliloviq 66′).

Ndeshje e luftuar dhe e pëlqyer nga rreth 8.000 shikues.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja kanë luajtur me sukses në të gjitha repartet.

Në minutën e 17-të, Berisha paksa u tregua egoist dhe nuk pasoi të Kryeziu, goditja e të cilit nga rreth 18 metra me mund të madh u prit nga portieri Nevistiq.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, Qëndrim Zyba ka asistuar për bukuri, ndërsa Almir Kryeziu brenda 16-shit e me goditje të fortë shënon për Ballkanin.

Gjyqtari pas shikimit të VAR heqë të gjitha dyshime për pozitë jashtë loje dhe ka pranuar golin e Kryeziut.

Në pjesën e dytë, fat për Ballkanin në minutën e 56-të, Vidoviq në rast ideal por devijohet topi në korne.

Në minutën e 84-të, gjithçka e qartë sa i përket fituesit.

Walid Hamidi del në pozitë ideale dhe me gjakftohtësi ka realizuar për 2:0.

Ballkani fiton tre pikët e para, njofton me humbje Dinamon e madhe.

Ballkani përveç tre pikë fiton edhe 500 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.