A ka vdekur dialogu i Brukselit pas Banjskës? Analiza e Shkëlzen Maliqit

Analisti dhe njohësi politik, Shkëlzen Maliqi ka dalur me një qëndrim të tij pas zhvillimeve të dy javëve të fundit në veri dhe në rrafshin politik.

Maliqi ka thënë se Vuçiq mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike dhe kjo është një lloj përkedhelje për të.

“A po amnistohen dhe “përkëdhelen” sërish Vuçiqi dhe Serbia pas skenarit makabër të dështuar në Banjska si dhe cirkuzit me “masat” e ndërnarra ndaj kryeterroristit Radoiçiq? Në dukje po, Vuçiq mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike ku diskutohet kriza në rajon dhe si duhet të procedohet tutje.
A ka vdekur dialogu i Brukselit pas Banjskës? A duhet rifilluar nga para me një qashe të re?
Jam i bindur se qasje të re do të ketë por jo duke hedhur poshtë atë që është arritur në Bruksel me “dialogun e dështuar”. Janë 40 marrëveshje teknike dhe politike që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe është marrëveshja politike e Ohrit në bazë të Planit Franko-Gjerman, që është kapital i madh për ta hudhur poshtë si dështim. Vuçiqi nuk po ndëshkohet sepse diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së tij të sëmurë” që ia pamundësonte firmosjen formale të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të agjendës implementuese. Tani s’ka më arsyetime, i kapur gafil si mashtrues, Vuçiqi do të detyrohet të nëshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh me te mund ta mësoj nga fati i idolit të tij Milosheviq, të cilin po ashtu e “përkëdhelnin” deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmoshen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoj me qejf në Hagë.
Sa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se Km Kurti e ka lonë blanko premtimin e firmosjes së marrveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtaseve në Prishtinë, i lënë nga ish kamaradët e Kurtit, që ndërkomëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer: “DO TË JU MASHTROI !” Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në te” shkruan Maliqi në analizën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.