Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, me rend dite pyetjet parlamentare.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve të ardhura nga partitë opozitare pasi ata nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Deri sa të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet që i bëni, sidomos nga deputetë të cilët nuk i votojnë këto marrëveshje”, ka thënë Vitia.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve opozitarë.
Deputetja, Time Kadrijaj nga AAK i reagoi duke thënë se më kërcënime të tilla nuk mund të shantazhohen.
Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu reagoi duke thënë “se të tilla kushte nga Qeveria e Kosovës janë diktaturë”.
“Ma ardh qeveria me na qit kushte në parlament kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë diktatura të tilla”, tha Musliu.
Ajo tha se pyetjen që e ka për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçlën nuk do ta bëj, por ka një kërkesë për të.
“Pyetjen s’po e bëj për Xhelal Sveçlën, por po i them merre kabinetin tënd nga Belvedere dhe sille në Prishtinë. Lej të lirë policët të punojnë”, kërkoi Musliu.