Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh, raporton DTV. Gashi tha se në seancat e radhës do të marrin pjesë.
“Sot për herë të par në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”.
“Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën”, u shpreh Gashi.
“Dje kam thënë se vendi është në krizë. Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta, nuk është problemi të opozita por të pushteti. Cila është zgjidhja. Qeveria t’i bëjë numrat, a zgjerohet koalicioni apo i kërkon deputetët që të kthehen, nuk na intereson. Kjo çështje i takon kryeministrit Albin Kurti”.
Gashi foli edhe për deklaratat e Albin Kurtit se nëse “shkojmë në zgjedhje, zhduket opozita”.
“Ani more le të zhduket. Nëse është vullnet i popullit që të zhdukjet opozita, atëherë vazhdojmë. Nuk është problem se Albin Kurti ka për synim t’i zhdukë kundërshtarët. Sot i ka bërë katër vjet qeverisje, cili është rezultati i këtij pushteti”.