/

Osmani takon kryeministrin e Litenshtajnit, i kërkon avancimin e dosjes së Kosovës për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Litenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me sigurinë.

Osmani ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri Risch avancimin e dosjes së Kosovës sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo pasi që Litenshtajni do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

“Në dritën e marrjes së Presidencës së Këhsillit të Evropës në të ardhmen, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.