Bora Zemani dhe Eno Popi janë sërish prezantuesit e spektaklit të kërcimit, Dancing With the Stars.
Ata ditën e djeshme (e premte) kanë qenë të ftuar në ‘Wake Up’, ku kanë folur më shumë rreth nisjes së këtij formati dhe për surprizat që do të ketë në natën e parë.
Teksa Bora paralajmëroi se do të jetë artisti Luiz Ejlli, Eno në anën tjetër më shaka tha se do të shoqërohet nga fisi i gruas.
“Luiz Ejlli është sonte në Dancing With the Stars dhe është i shoqëruar nga fisi i gruas”, qenë fjalët e tij.
Dhe kjo duket të ketë acaruar fituesin e Big Brother VIP Albania 2, pasi pas performancës në DWTS ia ktheu Popit.
Ndërkohë që po flisnin për premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Luizi iu drejtua Enos që të marrë dhe fisin e gruas.
“Gjithashtu dhe fisin tënd (të gruas) që i ke në Kanada që të vijnë ta shohin edhe ata”, tha ai.
Këto pjesë tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale duke marrë vëmendjen e të gjithëve .