Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka reaguar kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se pavarësisht thirrjes për asgjësimin e 23 krerëve kafshë të cilat janë infektuar me sëmundjen e quajtur “burceloza” kjo agjenci nuk ka marrë veprimet e nevojshme.
Nga AUV kanë thënë se ekipi i tyre kanë qëndruar për dy ditë në Skenderaj për të kryer asgjësimin nga ferman në Mikushnicë, por nga Komuna kanë dështuar që të sigurojnë lokacionin.
Sipas tyre, asgjësimin në tri lokacione nuk është bërë, nën arsyetimin se po kanë probleme me banorët lokale.
“Në lokacionin e përcaktuar nga komuna nuk u lejua hapja e gropës nga ana e banorëve lokal. Është provuar të kryhet asgjësimi edhe ditën e nesërme. Zyrtarët komunal nuk kanë qen në gjendje të caktojnë lokacion për asgjësim. Të njëjtit kanë propozuar disa lokacione Llaushë pastaj në Leçinë, pastaj në Çiçavicë. Por në fund nuk është arritur të gjendet lokacion i përshtatshëm, nën arsyetimin se po kanë problem me banorët lokal. Për dy ditë kanë qëndruar në Skenderaj Inspektorët e AUV-së dhe kompania e kontraktuar, por në mungesë lokacioni nuk është arrit të kryhet asgjësimi”, thuhet në reagim.
Tutje nga AUV, kanë thënë se nuk është hera e parë që kanë probleme për shkak të neglizhencës se komunave për caktim të vend groposjes se kafshëve.
“Si autoritet me i lartë veterinarë në vend po punojmë çdo ditë ta ruajmë shëndetin publikë me të gjitha kapacitete në dispozicion. Diagnostikim, testime laboratorike, mbulim të shpenzimeve të asgjësimit dhe kompensim të fermerëve të cilëve u asgjësohen kafshët. Komunat po e pengojnë krejt procesin për shkak të mos gjetjes se lokacionit”.
Ndryshe, Nura ka thënë se një reagim i ngadaltë, shpërfillës dhe që është një tregues i papërgjegjshmërisë, mund të rrezikojë që situata të dal jashtë kontrollit shtetëror edhe më tej, me përhapjen e infeksionit që mund të prek edhe njerëz.
“Atëherë kur komunikimi nuk funksionon në kanale zyrtare, duhet të përdoren mjete tjera të thirrjes si kjo, që është një tjetër në vazhdën e atyre të mëhershme për Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës, për të reaguar sa nuk është bërë edhe më keq me rastin e sëmundjes së shfaqur prej mesit të shtatorit tek bagëtitë e Adnan Rexhepit nga Mikushnica, një infeksion i njohur në mjekësinë e kafshëve si “burceloza” që ka prek 23 krerë, të cilat për fatin e tyre të keq, edhe të familjes gjithashtu, duhet sa më parë të asgjësohen dhe të groposën sipas udhëzimeve dhe kushteve të kërkuara veterinare, në lokacionin të cilin Komuna jonë e ka caktuar pikërisht për qëllimin e mësipërm. Ju lutem, reagoni tani, sa nuk është bërë tepër vonë”, ka shkruar Nura.
DTV