Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se një qytetar në Vushtrri ka dorëzuar një telefon që e ka gjetur në qytet.
Policia bën thirrje që personit të cilit i ka humbur telefoni, që të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri.
“Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, është paraqitur një qytetar i cili ka dorëzuar një telefon të cilin e ka gjetur në qytetin e Vushtrrisë. Andaj, me qëllim që telefoni i gjetur ti kthehet pronarit qe i përket policia lëshon këtë informacion që personit që i ka humbur telefoni të paraqitet në Stacionin Policor Vushtrri”, ka njoftuar Policia.