Eurodeputeti holandez godet BE-në: E turpshme dhe e papërgjegjshme çështja e vizave për Kosovën

Reuten ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.

Ndryshe, të enjten u mbajt në Bruksel takimi i Grupit Punues, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mbledhja ishte e mbyllur për media ndërkaq u bë e ditur se u theksua që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Propozimi u tha se është mbështetur nga Holanda, Franca, Suedia, Belgjika dhe Spanjës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.