Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se ndeshja ndaj Izraelit me shumë gjasë mund të dështojë.
Në një konferencë për medie së bashku me përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se bazohet në situatën në Izrael.
“Ne akoma nuk kemi marrë informatë zyrtare dhe e kemi parë vendimin e UEFA-s për t’u shtyrë dhe ne mendojmë se ndeshja e Izraelit ndaj Kosovës nuk dontë zhvillohet për shkak të situatës atje. Ne duhet të jemi realist, ndonëse ende nuk kemi marrë përgjigje definitive”, u shpreh Shala.
Kurse Kombëtarja e Izraelit në futboll ka anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë.
Ndeshja me Kosovën ishte planifikuar të zhvillohet te dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” . Megjithatë, UEFA në lidhje për ndeshjen që Izraeli do ta zhvillojë në Prishtinë ndaj Kosovës, nuk ka marrë vendim.
“UEFA do të presë edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese evropiane 2024 mund të zhvillohet në datën 15/10 të planifikuar fillimisht ose kërkon shtyrje”, thuhet në njoftim.
“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme”.
DTV