Sulmi paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 ishte “ishte kulminacioni i veprimeve të pamençura shumëmuajshe nga ta dyja palët”, ka thënë këshiltlarja politike e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, e cila tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, “janë çift i përsorur me njëri tjetrin”.
Duke folur për “TUIC Akademi”, Trajkoviq e cila në rend të parë i kthehet ngjarjeve të muajit maj kur Kurti instaloi me njësi speciale policore kryetarët shqiptarë legalë (ndonëse jo legjitimë) në ndërtesat komunale, veprim ky i cili, sipas Trajkociq, ishte “qartazi përshkallëzues”; teksa mëpastaj i kthehet urdhërimit nga Beogradi që serbët të lëshojnë institucionet kosovare.
“Le të mos harrojmë gjithashtu inkurajimin e keqvlerësuar të Beogradit për serbët lokalë në veri për të braktisur rolet e tyre në zbatimin e ligjit vendor, gjë që rezultoi në pasiguri të mëtejshme dhe rritje të brutalitetit policor dhe arrestimeve arbitrare të serbëve të Kosovës. Pak nga pak, situata është përkeqësuar dhe veprimet nga të dyja palët ringjallën urrejtjen e vjetër etnike në vend që të promovonin pajtimin. Propaganda dhe jo idetë se si të çohet dialogu përpara po del si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi, dhe jeta dhe interesat e njerëzve realë në lojë këtu – serbëve të Kosovës – po anashkalohen”, ka thënë Trajkoviq.
“Ne jemi të mbërthyer në një lojë egoje të dy liderëve me ideologji problematike dhe kam frikë se kjo do të rezultojë në destabilizimin e mëtejshëm dhe vendimin e shumë serbëve të Kosovës për t’u larguar përgjithmonë nga Kosova. Ndonjëherë mendoj se edhe Kurti edhe Vuçiq do ta mirëprisnin këtë rezultat. Pa serbë në Kosovë, nuk ka nevojë për përpjekje të mëtejshme diplomatike për të gjetur një model të qëndrueshëm për mbijetesën e tyre afatgjatë”, tha ajo.