Arsim Thaçi edhe zyrtarisht është trajner i ri i Suharekës. Lajmi sapo është konfirmuar nga skuadra e Ligës së Parë.
“Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌 𝐓𝐇𝐀𝐐𝐈 i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit.
Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj.
Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër” thuhet në njoftimin e Suharekës.