Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka quajtur vazhdimësi të retorikës irrituese nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës rreth hetimeve të rastit të Banjskës.
“Po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtarë rreth hetimeve të rastit të Banjskës ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua!” , ka shkruar Tahiri në Facebook.
“E pakuptimtë kjo zvarritje përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe inteligjences artificiale!”
“Po më befason SHBA-ja – sa për BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”