“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së “, ka shkruar Hoxhaj.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë udhëtuar për në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Këtij shkrimi ia bashkangjiti edhe fotografinë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së.