Përfundon pjesa e parë, Shqipëria mbetet në epërsi pas golit të Asanit

Në një ndeshje të emocionuese të kualifikimeve për Euro 2024, Shqipëria ka përfunduar në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Jasir Asani.

Asani ka festuar golin me një plis në kokë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në stadiumin e Tiranës “Air Albania”

Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 1:0 në favor të Shqipërisë.

Tani, të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë më shumë gola në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë këtë përballje të jashtëzakonshme.

Në minutën e nëntë, anësori Asani realizoi golin pas një goditje të fortë nga distanca.

Ky është goli i tij i tretë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.