Çekia ka pësuar humbje të rëndë në Tiranë, me rezultat 3:0 kombëtarja e Shqipërisë, në takimin e xhiros së shtatë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futbol.
Media çeke “Sport”, e quan humbje katastrofë.
“Jo, kjo nuk është një humbje e zakonshme.
Ky është një debakël.
Shqipëria e mposhti 3.0 kombëtaren tonë në Tiranë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
A do ta përballojë trajneri Jaroslav Shilhavý natën e zezë?” – shkruan mes të tjera media çeke.