/

Sulmi terrorist në Banjskë, ku ishte ministri Krasniqi kur ndodhi ngjarja

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka folur për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se me të marr lajmin për sulmin ka shkuar në veri të vendit ku ka takuar disa nga kryetarët për të ditur nëse ka diçka që mund të bëjë ai.

“Jam njoftuar nga ministri Sveçla për rastin dhe viktimën dhe policin tjetër që u plagos, pastaj gjatë ditës jam takuar me kryetarin e Mitrovicës së veriut, diku në ora 10 jam takuar me të pastaj përmes policisë kam telefonuar edhe kryetarin e Leposaviqit për shkak se ishte në një situatë më ndryshe sesa të tjerët por sidomos edhe me kryetarin e Zveçanit”, tha ai.

Ai shtoi se kryetarët ishin të informuar për ngjarjen.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë./kallxo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.