Mijëra protestues i janë bashkuar një tubimi pro-Palestinës në qendër të Londrës të shtunën në mes të luftës Izrael-Hamas.
Aktivistët hodhën ngjyrë të kuqe në selinë e BBC-së. Grupi aktivist Palestine Action mori përgjegjësinë për shënjestrimin e ndërtesës të shtunën në mëngjes, duke akuzuar transmetuesin se kishte “gjak palestinez në duart e tij”.
Mbështetësit në demonstratë lëshuan tym të kuq, jeshil dhe të zi dhe brohoritën “Palestinë e lirë” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.
Marshi organizohet nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës së bashku me një numër grupesh të tjera: Miqtë e Al-Aksa, Koalicioni Stop Luftës, Shoqata Myslimane e Britanisë, Forumi Palestinez në Britani dhe Fushata për Çarmatimin Bërthamor, raporton The Guardian.
Më shumë se 1000 oficerë janë vendosur nga Policia Metropolitane për marshimin dhe seksioni 12 i Ligjit për Rendin Publik ka qenë në fuqi që nga mesdita që mbulon rrugën ku mbahet demonstrata.
Policia ka paralajmëruar se kushdo që tregon mbështetje për Hamasin ose që devijon nga rruga mund të arrestohet.