/

Grenell rikujton takimin në DC: Smith i ngriti aktakuzë njeriut që u pajtua me Vuçiqin për zhbërjen e Speciales

Ish-emisari presidencial amerikan, Richard Grenell, ka rikujtuar takimin në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq pak para datës kur ishte caktuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Washingtonit në vitin 2020.

Grenell ka thënë se ky moment është pak para se Jack Smith të ngrinte aktakuzë ndaj Hashim Thaçit i cili kishte rënë dakord bashkë me Aleksander Vuçiqin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ish-emisari amerikan ka thënë se ky ka qenë takimi i fundit në Shtëpi të Bardhë dhe më pas do të pasonte nënshkrimi i Marrëveshjes në Zyrën Ovale.

“Rikthim prapa pak përpara se Jack Smith të akuzonte njeriun në të majtë, i cili kishte rënë dakord me njeriun në të djathtë për të shpërbërë gjykatën ndërkombëtare në Hagë.Ky është takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë – hapi tjetër ishte nënshkrimi i marrëveshjes në Zyrën Ovale”, ka shkruar Grenell.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.