Policia e Kosovës dje rreth orës 14:40 është njoftuar se në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë disa persona janë përfshirë në një rrahje.
Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё kuptuar se tё dyshuarit janё rrahur par arsye tё nje borxhi tё mëhershëm, gjatё përleshjes lëndime trupore kanё pёrsuar njёri nga tё dyshuarit dhe viktima, tё njëjtit janё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal pёr tretman mjekёsor.
Policia ka arrestuar tё dyshuarit dhe gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon arme, e njëjta ёshtё sekuestruar nga Policia:
- Njё (1) armё (pistoletё)
- Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Njёzet e pesё (25) fishekё kal: 7.62mm
Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.