Gratë nga zonat rurale në vend kanë ekspozuar për shitje produkte të ndryshme bujqësore në panair.
Ministri Peci tha po ashtu se në kuadër të granteve për vitin 2022 është shënuar një rekord i përkrahjes për gratë në kuadër të Ministrisë, me një shumë prej 7.2 milionë eurove.
Shefja e zyrës së “UN Women” në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi tha se gratë rurale edhe pse ndihmojnë e kultivojnë ushqimin, në shumicën e rasteve mbesin mjaft të diskriminuara në shumë aspekte.
Nushi : Kjo datë shënohet për shumë arsye të diskriminimit të grave rurale në disa aspekte
Valdete Sahiti nga Komuna e Vitisë për për shumë se gjatë vjet merret me prodhimimtarinë e disa produkteve bujqësore, dhe ajo për këtë panair ka bërë nëntë artikuj të ndryshëm.
Sahiti: Në dy vitet e fundit ka filluar të rritet vetëdijesimi për produktet vendore
“Janë disa produkte që edhe i kultivojmë edhe i konservojmë vetë ose i përpunojmë si ajvarin , pinxhurin e të tjera. Produkti më i rëndë që është me bërë është ajvari… Me këtë veprimtari merrem tash e gjashtë vjet…
Këto dy vitet e fundit ka filluar shumë të rritet vetëdijesimi tek qytetarët për produktet vendore dhe më shumë për cilësi”, tha Sahiti.
Ndërsa, qëllimi i këtij panairi është që të vlerësohet puna e grave rurale, dhe që të fitojnë sa më shumë nga puna e mundimshme që ato bëjnë.
Dita e Grave Rurale është një ngjarje e rëndësishme, për të nderuar kontributin e çmuar të grave në bujqësi. Panairi është një ditor, sot (e hënë) deri në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.