Më 23 tetor në Prishtinë do të mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë.
Në njoftim thuhet se protesta do të fillojë me marshimin e protestuesve nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar i Kosovës.
“Ju njoftojmë se më datë 23 Tetor 2023 me fillim nga ora 11:00, mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, thuhet në njoftim.
Organizatorët e protestës, Linda Shaqiri, Hysen Aliu dhe Zenel Krasniqi kanë bërë thirrje për dalje në protestë.
DTV