Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës në Kosovë z. Ragnar Almqvist, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.
Presidentja falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e sidomos për mbështetjen e Irlandës ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme brenda Bashkimit Evropian.
Presidentja Osmani poashtu njoftoi nga afër ambasadorin Almqvist lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.