Batatina: Po ua bëj me dije se jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë

Trajneri i Llapi, Tahir Batatina është duke qëndruar në Tiranë, ku është takuar me lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.

Batatina, mes tjerash iu është kundërpërgjigjur disa kritikave duke thënë ‘jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë’.

“Një takim sot në Tiranë me disa nga yjet dhe protagonistët e suksesit të Kombëtares Shqiptare, të cilët i urova për suksesin dhe arritjen që bënë krenar gjithë shqiptarët”, shkroi Batatina.

“Për disa që nuk e dinë se çfarë roli kam, po ua bëj me dije se jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa President i klubit është Beqir Batatina”.

“Klodian Duron e respektoj si lojtar por si trajner e din ai sepse jemi ballafaquar me të dhe se si kemi kaluar në ndeshje kur e ka kërkuar topin nga 10 minuta e se ka gjetur në fushë.

Jam krenar me Kosovën dhe Shqipërinë por mos harroni se disa herë radhazi iu kam treguar se Lider lind dhe nuk bëhesh”.

“P.s Pres që së shpejti këta djem t’i kem kundërshtar në fushë por në një ndeshje kontrolluese mes 2 Kombëtareve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.